Albspirit

Media/News/Publishing

Jeta si miliarder: Nga shitës në propagandist i Putinit

Një ish-shitës hotdogësh, që ka kaluar më shumë se një dekadë në burg, tashmë është multimiliarder pasi shërben si propagandist i presidentit rus, Vladimir Putin.

Në fillim të viteve ’90, Yevgeny Prigozhin, 55 vjeç, shiste ushqim të shpejtë në kioskat e tij në Shën Petersburg.

Ai u jepte ryshfet gangsterëve për ta lejuar që të shiste ushqimin e tij.

Por tashmë ka në pronësi një pallat me vlerë 7.5 milionë sterlina në këtë qytet, një avion privat, një jaht me vlerë 4.4 milionë sterlina dhe dasma e vajzës së tij është mbajtur në pallatin e Romanovëve.

Ngritja e tij, nga një kriminel i dënuar tek një njeri që sapo ka marrë një kontratë 2.5 miliardë sterlina për të furnizuar me ushqim ushtrinë ruse, duket e habitshme.

Arsyeja duket e thjeshtë, sipas opozitarit Alexei Navalny, avokat i edukuar në Yale dhe aktivist kundër korrupsionit.

“Ai është pak a shumë si kllouni i Putinit”, thotë ai.

“Kllouni i Putinit është përgjegjës për dy blloqe të mëdha zyrash, ku ‘trollët’ profesionistë shpërndajnë propagandë pro-Putinit në median sociale.

Këta ‘trollë’ komentojnë në mediat sociale, në anglisht dhe rusisht, duke shpërndarë mesazhe pro-Kremlinit.

Ata paguhen nga 440 sterlina në muaj”.

“Ky tipi u shfaq nga askundi”, thotë Navalny.

Në vitin 1979 ai u dënua për grabitje të armatosur dhe për mashtrim.

Por tani ekspozon në rrjetet sociale pasurinë e tij të pamasë.

Sidomos vajza dhe djali i tij janë mjaft aktivë.

Please follow and like us: