Albspirit

Media/News/Publishing

Karriera e pasur e zyrtarit të lartë amerikan Brian Yee

Kur bëhet fjalë për Maqedoninë dhe rajonin, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Vilhard Shalla thotë për agjencinë e lajmeve INA, se administrata e re Amerikanë ka vazhduar politikën e njëjtë si dhe ka shtuar dinamikën e aktiviteteve për zgjidhjen e cështjeve të hapura në rajon dhe focimin e demokracive parlamentare.

“Vizitat e shpeshta të diplomatëve amerikan në Maqedoni dhe rajon, janë dëshmi se SHBA-të duan një Ballkan të demokratizuar dhe stabil. Gjithashtu po zhvillohet një fushatë diplomatike për të penguar qëllimet destruktive dhe impaktin e Rusisë, për të minuar proceset euro-antlantike në rajon. Amerika është e pranishme në Ballkan, sikur asnjëherë më parë”, thekson Shala.

Sipas tij, para kësaj periudhe kohore prezenca e SHBA-ve në rajon ishte e vogël, për faktin menaxhimi I demokracive të rajonit menaxhohej nga Bashkimi Evropian.

Edhe profesori Bekim Kadriu thekson se, politika  SHBA-ve ndaj Maqedonisë mbetet konzistente. Qëndrimi i tij është se politikat amerikane nuk ndryshojnë brenda natës. Analistët thonë për agjencinë e lajmeve INA, se dërgimi i diplomati amerikan Hoyt Brian Yee në Ballkan nuk është rastësor. Ai është njeriu i Trumpit që ka filluar misionin e tij për stabilimin dhe uljen e tensioneve në Maqedoni dhe rajonin e Ballkanin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai është një diplomatë i cili e njeh Ballkanin më shumë se kushdo tjetër. Në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave të regjimit të diktatorit Milosheviq, ai ishte pjesë e Shtabit të Aleancës dhe Zëvendës Drejtor i Zyrës Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Havier Solana.

Por, jo vetëm kaq, nga vitit 2002- 2005 Yee ka qenë zyrtarë kryesor i diplomacisë në Mal të Zi, ndërsa në periudhën kohore 2006-2009 ai ishte Konsull i Përgjithshëm në Selanik të Greqisë.

Para se të merrte detyrën e tij të tanishme në shtator 2013, ai ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Zagreb, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Objektivat e tij, aktuale janë që të mundësoj transferimin e qetë të pushtetit në Maqedoni si dhe krijimin e një qeveri të re reformatore. Në Kosovë, kërkon një kryeministër të fuqishëm për shtyerjen e proceseve përpara, në Shqipëri futjen e PD-së, në zgjedhje. Diplomatin Amerikanë Mali e Zi e don në NATO, ndërsa Serbisë i ka dhënë mesazhet e qarta.

Please follow and like us: