Macron merr zyrtarisht funksionet si President i Francës

Emmanuel Macron merr zyrtarisht sot funksionet e kreut të shtetit, ndërsa rreth orës 10:00 hyri në pallatin Elize.

Kreu i shtetit në ikje, socialisti Francois Hollande, mandati i së cilit u shënua nga një mungesë rekord popullariteti, priti me buzëqeshje në platformën para pallatit presidencial, presidentin e tetë në radhë të Republikës së Pestë dhe i pari i cili nuk përfaqëson as të djathtën as të majtën.

Pas fitores përballë ekstremit të djathtë, presidenti i ri i zgjedhur në moshën 39 vjeçare pa eksperiencë elektorale dhe pa parti politike të strukturuar, ka premtuar reforma të thella në jetën politike, në një shtet me ndasi të theksuara, i rrënuar nga një papunësie endemike (10 për qind) dhe ende në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të kërcënimeve terroriste.