Përse parada e LGBT është e gabuar dhe fyese për shoqërinë tonë?

Miron Çako*

Pavarësisht se sipas deklaratës së përgjithshme mbi  të drejtat e njeriut , nga OKB, 10 dhjetor 1948, ku në  nenet e saj mbi lirinë e individit, mund të interpretohet se njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë me vetveten, pa dëmtuar shoqërinë, këtu mund të flitet dhe për prirjet dhe aktivitetin seksual, kjo nuk i jep të drejtë askujt si individ, apo grup minoranc që ka prirje dhe aktivitet të devijuar seksual të cilësuar si LGBT, ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë që është maxhoranc dhe vazhdon me rregullin natyral të bashkëjetesës, t’i imponohet kësaj të fundit me performancë publike të sforcuara dhe të padëshiruara, nga shumica, siç janë paradat e LGBT, që po kthehen që nga viti 1970 në një trend për kohën e re (NEW AGE) me symbol ylberin  dhe  që nga viti 2014 po vazhdojnë të përsëriten edhe në vendin tonë.

Devijimi seksual si ai homoseksual (marrëdhënie me të njëjtin seks) por edhe ato me kafshët zoofilia etj, janë marrëdhënie personale intime të cilat nuk duhen absolutizuar apo publikuar pjesës tjetër të shoqërisë e cila marrëdhënien e tyre natyrale i ka dhe duhet ti ketë personale. Kjo gjë që bën LGBT ngjan me një “marketing seksual” me një lloj striptizmi rruge, për të joshur klientët e rinj ashtu siç shprehen dhe përfaqësuesit e shoqatave LGBTI, që ne nuk duam vetëm të pranohemi, por edhe të tjerët të mendojnë dhe të jetojnë si ne.

Në këtë “marketing seksual  “ publik rrezikojnë të joshen jo vetëm të rriturit e përgjegjshëm por edhe fëmijët ,  të cilët duke mos qenë të aftë të dallojnë të natyrshmen nga e panatyrshmja tërhiqen nga shembulli i të rriturve,dmth nga ajo çfarë shikojnë dhe dëgjojnë. Kjo është diçka e gabuar,vështirësi për prindët dhe bie ndesh me të drejtat e fëmijëve dhe mund ta quajmë një dhunë psikologjike nga ana e të rriturve kundrejt tyre,ashtu siç çitohet në Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve , miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB më 20 nëntor 1989, Neni 16.1. “Asnjë fëmijë nuk u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi  ose në korrespondencën e tij, as cënimeve të kundërligjshme të nderit dhe reputacionit të tij. 2. Fëmija ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve ose cënimeve të tilla.”

Edhe pse  parada e LGBT që kërkon të performoj mardhëniet jashtë natyrore është e mbrojtur nga koraca politike, apo dhe përfaqësues, ambasadorë të huaj kjo nuk e “shenjtëron” atë nga ana morale dhe ligjore, sepse bie jo vetëm me traditën e familjes shqptare,  por bie  ndesh me kodin e familjes të Republikës së Shqipërisë pika 1 Neni 7 “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç”

Pavarësisht opinioneve personale apo risive ligjore që kanë shtete të ndryshme për këtë fenomen, ato nuk janë absolute sepse në po këto shtete ka opinione të ndryshme nga shtetasit, personalitete të shoqërisë,artit kultures,shkencës ,deputet,kongresmen,ose edhe  nga partitë që marrin pushtet me rotacion demokratik.Por është çudi se si në këto vende europiane me traditë të “krishterë”, shqetësohen për shamin e grave myslimanne, por për tangat e gejve nëpër paradat e tyre,  ju duket normale,ky nuk është as morali i krishterë as human.

Por në veçanti ky fenomen në Shqipëri është i papranueshëm dhe fyes për shoqërinë shqiptare, sepse shqiptarët vazhdojnë të ruajnë me kosekuencë familjen tradicionale(heteroseksuale) dhe monogaminë, kjo vlerë nuk duhet asimiluar me të tilla parada të sforcuara, me preteksin se kështu bën edhe bota,se kështu bëhemi si gjithë Europa.

Kjo është fyese dhe mos respektim i ndjenjave të besimtarve të shumtë, sepse në Shqipëri pavarësisht ateizmit të sforcuar, sipas çensusit të fundit të vitit 2011 besimtarë të feve monoteiste tradicionale, janë gati 90% e popullsisë. Fetë monoteiste janë kategorisht  kundër homoseksualitetit dhe kundër çdo devijimi dhe keqpërdorimi të ligjeve  natyrale të krijesës si ai bashkëjetesës heteroseksuale sidomos tek njeriu, i cili nuk është vetëm kafshë instiktive, por Ikona e Zotit, që udhëhiqet në jetën e tij jo vetëm nga instikti seksual i riprodhimit, por e ushtron atë me urtësi dhe dashuri, që burri edhe gruaja nga dy të bëhen një dhe kështu të përjetësojnë veten me fëmijë e tyre të rinjë, ashtu si fatmirësisht kanë ardhur edhe në jetë edhe LGBT, por tani fatkeqësisht dhe paradoksalisht e neverisin këtë rregull natyral duke e imponuar me këto parada gjej edhe tek të tjerët dhe kështu nga të “viktimizuar” nga homofobët, kthehen në viktimizues, në heterofob.

Ka shumë për të thënë, por që të mos  jemi thjesht replikues njerëzor le të vendosim disa pjesë Bilike që është fjala e Zotit dhënë njerëzimit për gati 3500 vjet,këto fjalë  gjenden edhe ne libra të tjerë të feve monoteiste.Kjo çështje thamë  është e pa negociueshme nga besimetarët që besojnë në një Zot krijues dhe moral, sepse  këtu kemi të bëjmë me një rregull natyral dhe jo thjeshtë shoqëror, që mund të ndryshoj gjatë kohës,  si psh, skllavëria apo diçka tjetër.

Në Bibël thuhet;

 “Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkull e femrën.” (Zan. 1:27)  “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni” (bashkim heteroseksual) (Zan. 1:28).

“Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme. Në qoftë se dikush ka marrëdhënie seksuale me një burrë ashtu si ato që bëhen me një grua, që të dy kanë kryer një degjenerim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.” (Lev. 20:13)

Bibla nuk është vetëm një libër fetar ligjor por edhe historik, atje është treguar se si popujt që devijuan nga ligji natyral i marrëdhënieve hetero seksuale  në ato homoseksuale u ndëshkuan nga drejtësia Hyjnore;Dhe Zoti tha: “Meqenëse britma që ngrihet nga Sodoma dhe Gomorra është e madhe dhe me qenëse mëkati i tyre(homoseksualiteti) është shumë i rëndë (Zanafilla.18: 20) … Atëherë Zoti bëri që nga qielli të binte squfur dhe zjarr mbi Sodomën dhe Gomorrën, nga ana e Zotit. Kështu Ai shkatërroi ato qytete, tërë fushën, tërë banorët e qytetit e gjithçka ishte  mbi tokën.” ( Zanafilla 19: 24-25)

Krishti 2000 vjet përpara tha “Dhe njerëzit në kohën e fundit do të jenë si në kohën e Sodomës dhe Gomorrës”(Lk. 17:28).

Kurse apostull i kombeve Pavli shkruan; “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi… Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falënderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasioneve të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” (Rom. 1:18;21;24;27)Dhe meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme,”( Rom 1:28)  “Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.” ( Rom 1:32)

“A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët … nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë” (I Kor.6:9).

Prandaj thuhet “Duhet t`i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.”( Veprat 5:29)

Por për të tillë të devijuar, ka shpresë sepse,Zoti tha: Unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë ”( Ezekel 33:11).Zoti Jisu Krisht në natyrën e tij njerëzore mori të gjithë devijimet dhe mëkatet e njeriut dhe i shpagoi ato me kryqëzimin, vdekjen dhe ngjalljen e Tij; kështu çdo njeri ka mundësi që n.q.s. kërkon me pendim rikthimin në gjendjen e tij natyrale, kjo është e mundur me anë të Krishtit; “mikun e mëkatarëve dhe mjekun për të sëmurët “… “sepse ajo që është e pamundur për njerëzit është e mundur për Perëndinë (Lk. 18:27)

*Drejtues i Katekizmës në Kishën Ortodokse Autrqefale të Shqiptarëve