Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Mbrojtja e sistemit financiar prioritet pas sulmeve kibernetike

Mbrojtja e infrastrukturave informatike në sistemin financiar duhet të jetë një prioritet, njoftoi sot një zëdhënës i Thesarit amerikan, që do të luajë një rol kyç në këtë përpjekje të sigurisë kombëtare.

‘Sulmet kibernetike në shkallë globale goditën dje rreth një qind shtete nxorrën në pah pasojat reale në nivel global të mangësive teknologjike”, njoftoi një zyrtar i lartë i Thesarit për gazetarët pas mbylljes së G7 Financë në Bari (Itali).

Ai shtoi se Thesari do të punojë me partnerët e tij ndërkombëtarë për të zhvilluar dhe miratuar procedurat e duhura bazuar në standartetet më të larta në fushën e sigurisë kibernetike.

”Thesari do të luajë një rol kryesor në këtë përpjekje vendimtare për sigurinë kombëtare”, vijoi ai.

Please follow and like us: