Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Terihati: Ku është qeveria dhe FSHF për Tur Lekbellon?

Megjithëse familja ime Terihati i ka dhënë sportit shqiptar kontribute në nivelet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, qëllimi i këtij statusi nuk është aty. Unë, në fillim të adoleshencës, fare rastësisht u gjenda portier i parë i klasave sportive të ish shkollës “Alqi Kondi”, që përfaqësonin klubin e Tiranës me trainerët e mrekullueshëm Thoma Diamanti dhe Bert Oroshi, i cili fatkeqësisht nuk jeton më… Ata ishin aq profesionalë sa vetëm në moshën tonë nxorrën disa yje të futbollit shqiptar si Sulejman Demollarin, Tit Ramadanin dhe Artur Lekbellon (TUSHEN), siç i thërresim ne që nga fëmijëria… Pikërisht për TUSHEN shkruaj sot i trishtuar, sepse mora vesh që po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë dhe e rrallë. Grekët po bëjnë të tyren, ju lumtë, Skënderbeu gjithashtu, bravo e madhe, po FSHF dhe Qeveria shqiptare ku TUR LEKBELLO ka qenë për vite shtylla e mbrojtjes së Kombëtares???Dua të sensibilizoj me ulërimë këto dy institucione që i kanë mundësitë financiare dhe detyrimin të shpëtojnë TUSHEN… mikun e gjithë atyre shqiptarëve që e kanë adhuruar ndër vite. Nesër mund të jetë vonë dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë. Sot të shpëtojmë TUSHEN…SOT…

—————–

Artur Lekbello ka lindur më 23 shkurt 1966 në Tiranë.

Karriera si lojtar: 1986-1991- Tirana, 1991-1998- Aris Selanik.

Me ekipin kombëtar: 30 ndeshje.

Pas viteve 2000, trajner i të rinjve të Aris.

2012-2013: trajner i Tiranës.

Please follow and like us: