Albspirit

Media/News/Publishing

1967, Byroja Politike:”Ta çojmë filmin shqiptar në fshat”

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH: “Është e palejueshme që aparatet kinematografike lëvizëse që disponojnë sot Ministria e Arsimit e Kulturës, rrethet dhe qendrat e punës te mos shfrytëzohen plotësisht në një kohe kur në shume fshatra te vendit populli as nuk di ç’është filmi”. Në vitin 1967, 15 vjet pas themelimit të Kinostudios, 10 vjet nga filmi i parë shqiptar, në fshat, ku ishin ende me mijëra analfabetë, nuk njihej filmi. Në fshat të paktë ishin ata që kishin nga një radio, ndërsa për televizorë as që bëhej fjalë. Edhe në qytet, kishte shumë pak aparate, përveç udhëheqjes e ndonjë artisti e njerëz që kishin studiuar jashtë, askush tjetër. Televizioni shqiptar, nga viti 1966, edhe pse eksperimental kishte filluar programe më të gjata e me sinjal diçka më shumë përtej Tiranës. Niveli kulturor i kuadrit arsimor ishte i dobët, etj. Byroja Politike e Komitetit Qendror te PPSH, ne mbledhjen e saj te datës 30.6.1967 mori në shqyrtim gjendjen e mjeruar e nivelin e ulët kulturor të masave. Shqetësim mbetej fakti se , një problem shume i rëndësishëm për organet e arsimit dhe të partisë është zbatimi i ligjit mbi arsimin e detyrueshëm. Mjaft negativ është fakti që, pas 23 vjet të vendosjes se pushtetit popullor, sot ndodhen në vendin tonë dhjetëra mijëra analfabetë nën moshën 40 vjeç. E dobët paraqitet gjendja e kuadrit te arsimit ne zonat e thella malore. Ministria e Arsimit dhe Kulturës pak kujdes ka treguar për kulturën masive në fshat. Puna e saj gjer tani është kufizuar pothuajse në organizimin e aktiviteteve artistike. Vëmendje me e madhe i duhet kushtuar dërgimit të filmit ne fshat, theksonte analiza e Byrosë Politike e Komitetit Qendror të PPSH . Është e palejueshme që aparatet kinematografike lëvizëse që disponojnë sot Ministria e Arsimit e Kulturës, rrethet dhe qendrat e punës te mos shfrytëzohen plotësisht në një kohe kur në shume fshatra te vendit populli as nuk di ç’është filmi. Nuk mund të pranohet asnjë justifikim për mos çuarjen e kinemave lëvizëse dhe filmave ne fshatrat ku nuk ka rrugë automobilistike. Po të shihet ky problem nën prizmin politik, po të vlerësohet drejt nevoja që ka populli i malësive për të mësuar nëpërmjet filmit mbi jetën ne vendin tonë, atëherë Ministria e Arsimit e Kulturës dhe komitetet ekzekutive të rretheve do të gjenin mundësinë të dërgonin filmin edhe në fshatrat me të largëta e të izoluara të vendit jo një here, por rregullisht. Për ta bërë këtë janë të gjitha mundësitë, sepse tani kemi një sasi të konsiderueshme aparatesh kinemaje lëvizëse, filma dokumentare mbi vendin tonë vetë populli është gati të ndihmoje në transportimin e këtyre aparateve nga një fshat ne tjetrin, …

Please follow and like us: