Andis Harasani-Delina Ficos për debatin mbi LGBT-të: Ti e ata si ty janë pjesa me e pështirë e Shqipërisë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka reaguar mbi debatin që ka sjellë komenti i Delina Ficos për komunitetin LGBT.

Harasani ka shkruar në rrjetet sociale një koment të ashpër mbi këtë.

“Ky është mendimi yt Delina! Por mendimi im është se ti e ata si ty janë pjesa me e pështirë e më negative e Shqipërisë”,-shkruan Harasani.

Postimi:

Jeni pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë. Po kështu janë edhe familjet tuaja edhe miqtë tuaj që iu përkrahin – DELINA FICO!

Ky është mendimi yt Delina! Por mendimi im është se ti e ata si ty janë pjesa me e pështirë e më negative e Shqipërisë! Jeni servilë e mashtrues në pikën që për agendën tuaj i thoni të zezës e bardhë dhe avionëve të drogës mushkonja!