Albspirit

Media/News/Publishing

Anonymous, kush janë dhe kë kanë vënë në shënjestër?

Çfarë është?

Një kolektiv me bazë në Internet që pretendojnë se futen në kompjutera dhe rrjete kompjuterike fshehtas, me qëllimin që të mbrojnë lirinë e internetit, të drejtat e njeriut dhe lirinë e informimit.

Kush e kontrollon?

Anonymous nuk ka një lider apo një grup kontrollues, por vepron si një kolektiv njerëzish që ndajnë ideale dhe synime të njëjta.

Slogani i tyre:

“NE JEMI ANONYMOUS. NE JEMI LEGJION. NE NUK FALIM. NE NUK HARROJME. NA PRISNI”.

Kë kanë vënë në shënjestër?

  • Kishën e Scientologjisë.
  • Institucione qeveritare në SHBA, Izrael, Tunizi dhe të tjerë.
  • Faqet që merren me pornografi fëmijësh.
  • Kishën Baptiste të Uestboros.
  • Korporatat duke përfshirë PayPal, MasterCard, Visa dhe Sony.
  • ISIS.
  • Donald Trump.
Please follow and like us: