Albspirit

Media/News/Publishing

Epikuri: Tre rregulla të lumturisë

1. Injoroni dëshirat e jashtme

Objektet e jashtme luajnë një rol të vogël në lumturinë tonë. Të ardhurat dhe bukuria nuk ndikojnë në lumturinë tonë afatgjate. Epikurusi ka pohuar se ne e arrijmë gjendjen e lumturisë atëherë kur ne e distancojmë veten tonë nga dëshirat materiale. Ai thekson se lidhja jonë me objektet e shtrenjta do të na zhgënjejë gjithmonë për tre arsye: humbja e këtyre objekteve do të na mërzisë, ne gjithmonë do të jemi të brengosur për arritjen e tyre dhe pavarësisht sa fitojmë, këto objekte materiale asnjëherë nuk do të na përmbushin vërtetë dhe gjithmonë do të kërkojmë për më shumë.

2. Mos keni frikë nga vdekja

Epikurusi ka thënë se frika nga vdekja është njëra gjërat kryesore e cila na shkakton dhimbje. Ai besonte se frika nga vdekja është e bazuar në diçka fiktive ( se Zoti do të na ndëshkojë për veprat tona) dhe se ne duhet t’a largojmë këtë nga mendja jonë. Madje edhe nëse ne besojmë se Zoti ekziston, ne duhet t’a kuptojmë se ai nuk pret që ne të jemi perfekt dhe se nuk është drejtpërdrejtë i shqetësuar për mardhënjet tonë personale. Ai pohonte se në momentin që vdesim, dhimbjet tona përfundojnë. Ai shkruante “Vdekja është e pakuptimtë për të gjallë se ata jetojnë dhe janë të pakuptimtë për të vdekurit… sepse ata janë të vdekur”.

Epicurus (341–270 BC) ishte filozof antik grek dhe gjithashtu themelues i shkollës Epikureane të filozofisë.

3. Përqafojeni mërzinë

Ne duhet të jemi të arsyeshëm në lidhje me lumturinë tonë dhe të bëjmë dallimin mes asaj që na e sjell lumturinë e vërtetë dhe asaj që na e shkakton dhimbjen e vërtetë. Është e domosdoshme që ne mos ta shtypim mërzinë tonë, përderisa ajo na udhëheq drejtë kuptimit të vërtetë të jetës. Mërzin tonë ne mund t’a asocojmë me kujtimet tonë më të dhimbshme: përqafimi i një miku ose qarja në krahrorin e të dashurit. Ne nuk duhet të zgjedhim të jemi vetëm të lumtur, sepse çdo dështim i yni pasohet nga njëra prej ndjenjave më të rëndësishmë dhe më të bukura të jetës tonë: shpresa.

Please follow and like us: