SFIDA: Përplasja në Shkodër tregon politizimin e institucioneve

“Sfida për Shqipërinë” ka deklaruar se dënon përplasjen e sotme mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit në Shkodër duke e cilësuar si shembull të politizimit të strukturave të shtetit.

Përmes një deklarate për mediat, “Sfida për Shqipërinë” thotë se shteti duhet ta përdorë administratën për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo interesave politike të palëve që drejtojnë bashkitë apo qeverinë.

“Incidenti në Shkodër është një rast flagrant se si institucionet e politizuara kanë së pari qëllim interesat e ngushta vetjake dhe politike, ndërkohë që propritet duhet të jenë qytetarët.”

Duke marrë shkas edhe nga ngjarja, SFIDA për Shqipërinë ka bërë publike alternativën e saj për Administratën Publike, ku si qëllim ka pikërisht depolitizimin dhe transparencën në një reformim tërësor të saj.

“Sfida për Shqipërinë” propozon alternativë ndryshe për Administratën Publike e cila përfshin: Vetting për administratën dhe ekzekutivin politik; reformë rrënjësore e ligjit të administratës publike, si edhe dëmshpërblime financiare për punonjësit e pushuar për arsye politike. Administrata duhet të jetë publike dhe t’i largohet përgjithmonë politikës. Bashkë, mundet!”, thuhet në deklaratën e partisë “Sfida për Shqipërinë”.