Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozilin bëjnë shqiponjën


 

Mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, i cili aktivizohet me skuadrën e Arsenal ka postuar një foto në rrjetet sociale së bashku me yllin e Arsenalit, Mesut Ozil duke bërë shqiponjën.

Mustafi e ka postur foton me mbishkrimin:

“Po pra, ti e di si ta bësh më së miri Mesut Ozil”, -ka shkruar Mustafi.

Mustafi e Ozil janë shokë të ngushtë, pasi luajnë së bashku edhe te Kombëtarja e Gjermanisë, të cilët edhe kanë fituar Kupën e Botës.

Shkodran Mustafi u transferua këtë verë tek Arsenali nga skuadra e Valencias. Ai deri më tani ka shënuar 2 gola dhe  ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat.