Albspirit

Media/News/Publishing

Shpëtim Idrizi dekoron ish-ambasadorin Walker, takon edhe Haradinaj

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ka dhënë dy dekorata simbolike ish-ambasadorit William Walker, për kontributin që ky i fundit ka dhënë në ndërgjegjësimin e opionit mbarëbotëror për krimet në Kosovë, për rolin si ambasador i OSBE-së dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Këto dy dekorata simbolike janë dhënë në emër të shoqatës “Çamëria” dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Nga ana e tij, Ëalker e përgëzoi Idrizin për arritjet e deritanishme.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Shpëtim Idrizi, zhvilloi edhe një takim me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke i vlerësuar atij rolin në politikë gjatë Luftës së Kosovës dhe në kohën e sotme.

Please follow and like us: