Albspirit

Media/News/Publishing

Arbiola Halimi sulmon Bregun: Është bukëshkelur

Pasi shpërndau në faqen e saj në Facebook, shkrimin për vilën e deputetes demokrate Majlinda Bregu, që ‘ndot’ kalanë e Prezës, demokratja Arbjola Halimi ka reaguar po në rrjetin social duke bërë një sqarim.

Ajo shkruan se e ka shpërndarë këtë shkrik pa dashje, pasi ishte duke e lexuar vetë dhe nuk kishte qëllim ta publikonte, por thekson se nuk i heq asnjë presje qëndrimit të saj kundër Bregut, duke e quajtur bukëshkelur.

Ajo pranon se e ka quajtur Bregun bukëshkalë për shkak të reagimit që ish-ministrja bëri kundër protestës së opozitës.

Sqarim per mediat. Shkrimin e kam shperndarë pa dashje duke e lexuar dhe nuk paraqitet në murin tim. Por, që i kam thënë Bukëshkelur pa sy, e keni në mur. Dy ditë më parë”, shkruan Arbjola Halimi.

Please follow and like us: