Albspirit

Media/News/Publishing

Dështimi i negociatave për datën e zgjedhjeve, opozita do vijojë të qëndrojë në çadër

Pas dështimit të negociatave për caktimin e një date tjetër të zgjedhjeve opozita ka marrë vendim që të qëndrojë në çadër dhe të vijojë protestat. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bashës me aleatët. Mësohet se Basha u ka thënë aleatëve se Rama nuk pranon që t’i shtyjë zgjedhjet dhe se ai ka caktuar vetëm 18 qershorin si datë të panegociueshme. Në këto kushte, opozita duket se do të vijojë protestën dhe nuk do të ketë marrëveshje me qeverinë. PD kerkon qe zgjedhjet te zhvillohen ne vjeshte rreth muajit shtator- tetor. Ndersa PS eshte shprehur se maksimumi i shtyrjes se zgjedhjeve eshte 23 korriku qe eshte dhe afat kushtetues. Pro 23 korriku jane shprehur dhe aleat te PD, si Partia Agrare, gje qe konfirmon edhe diferencat ne qendrime brenda vete opozites. Por per Bashen zgjedhjet duhet te shtyhen ne vjeshte, kerkese kjo qe eshte ne shkelje flagrante te Kushtetutes.

Please follow and like us: