Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari ndihet i kërcënuar: Dy militantë partie po më fotografonin, qëndrojnë gjatë gjithë kohës poshtë shtëpisë së koleges

Gazetari Berat Buzhala ka informuar policinë për dy persona që sipas tij e kanë fotografuar gjatë gjithë kohës kur i shkoi për vizitë koleges Arbana Xharra.

Buzhala sqaron se dy militantë të ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ qëndrojnë poshtë shtëpisë së Xharrës më qëllim për ta terrorizuar.

“Informatë për policinë. Kesh me vizitu Arbana Xharrën, këta dy militantë të Lëvizjes Vetëvendosja më fotografuan gjatë gjithë kohës. Këta dy po qëndrojnë gjatë gjithë kohës te hyrja e Arbanës, duke i vezhgu të gjitha vizitat. Kjo është e tmerrshme. Ky është terror i paparë që po i bëhet Arbanës dhe familjes, edhe pasi është rrahur. Pastaj edhe po pyetni kush e ka rrahë”, shkruan Buzhala.

Arbana Xharra u dhunua barbarisht pak ditë më parë dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Please follow and like us: