Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton: SHBA do t’iu qëndrojnë pranë edhe 100 vjet të tjera

WASHINGTON, DC – MAY 05: Former Secretary of State Hillary Rodham Clinton speaks during a panel at the Vital Voices Global Festival on May 05, 2023 in Washington, DC. Vital Voices, a non-profit organization focused on promoting women leadership, is hosting their second annual festival to hear from speakers who work in government, activism and entertainment. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

“SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të Pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”, kjo ishte kryefjala e saj që Hillary Clinton tha në parlamentin shqiptar.

Fjala e plotë e Hillary Clinton-it në parlament

Jam e gëzuar që jam këtu dhe që kam mundësi për të folur para parlamentit të një Shqipërie të lumtur, të pavarur dhe demokratike. Është nderi i madh, se sot bashkohem me ju, teksa festoni jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe kjo ka qenë një fitore e madhe për të cilën ju keni luftuar shumë. Kur po vija me Topallin pashë fotografitë e paraardhësve tuaj dhe kaq shumë ka ndryshuar gjatë 100 vjetëve, por diçka që është kostanate është që, SHBA-të kanë qenë dhe janë partnerët dhe miqtë tuaj. Lidhjet tona janë forcuar dhe shumëzuar dhe kjo nuk është vetëm midis qeverive, por edhe popujve tanë. Populli amerikan dhe ai shqiptar kanë të njëjtën aftësi për të treguar aftësi. Ju, sikurse ne, keni qenë të vendosur për të qenë të lire për të ndërtuar një demokraci të gjallë dhe ekonomi të lulëzuar dhe për të krijuar një të ardhme paqeje dhe oportuniteti për të gjithë. Jam shumë e lumtur për marrëdhëniet tona historike, si edhe jam mirënjohëse për kontributin e shqiptarëve në SHBA. Ata janë pjesë e qeverisë amerikane dhe kanë restorantet më të mira në botë. Zoti President, është nder i madh që sot mora urdhrin e Flamurit Kombëtar, do ta vlerësoj këtë për jetë. Ishte edhe një simbol tjetër i miqësisë së madhe midis nesh. 100 vjet më parë presidenti i SHBA-ve, Uillson mbroj pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi copëtimin e këtij vendin në fund të Luftës së Parë Botërore. Nga dekada që kanë ndryshuar presidentët amerikanë demokratë dhe republikanë, ata kanë përkrahur me vendosmëri të drejtat dhe lirët e shqiptarëve, jo vetëm këtu por në të gjithë rajonin. Isha shumë e lumtur që bashkëshorti im krijoi fondacionin e sipërmarrjes si Presidenti Klinton krijoi fondin e sipërmarrjes për të sjellë investime në Shqipëri. Bush u bë presidenti i parë që viziton Shqipërinë dhe në 2009 Obama kishte kënaqësinë t’ju ftojë si anëtarët më të rinj të NATO-s. SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera.

“Keni potencialin për t’u bërë model për botën”

Ky jubile nuk është vetëm për të kaluarën por edhe një synim për të ardhmen. Sot deputetët të zgjedhur nga populli angazhohen dhe diskutojnë në mënyrë të hapur në aktivitete që ishte të pamundur më parë. Shqiptarë dhe amerikanë nuk janë asnjëherë të kënaqur dhe duam ta përmirësojmë sa më shumë jetën. Ju keni potencialin për t’u bërë një model jo vetëm për rajonin dhe Evropën por për të gjithë botën. SHBA kanë interes të madh për sistemin tuaj. Ne jo vetëm duam të shohim që marrëdhënia me ju të përmirësohet por duam që ju të zhvilloheni. Ne e mbështesim plotësisht aspiratën e Shqipërisë për Evropën e Bashkuar, jo vetëm do ju forcojë ju por do të jetë edhe më mirë për BE-në. Ne nuk kemi votë por do u flasim miqve për t’ju mbështetur.

Bëni zgjedhje me standarde

Muajt që vijën janë shumë kritikë, jo vetëm për ju por edhe popullin tuaj. Si mikeshë shpresoj që të keni disa objektiva që ju t’i arrini. Së pari punoni që zgjedhjet e tuaja të ardhme të jenë të hapur dhe të balancuara. Kjo është që populli shqiptar të ketë besim te ju si udhëheqës dhe t’i dërgoni një sinjal të fortë BE-së që politik në Shqipëri funksionin. Unë e di që ju po punoni për një proces zgjedhor të suksesshëm. Unë e di që se sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike pasi kam marrë pjesë vetë. U bëj thirrje qytetarëve dhe jo vetëm udhëheqësve që të punojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të suksesshme. Është e rëndësishme në të njëjtën kohë që konsolidimi i demokracisë kërkon jo vetëm zgjedhje por edhe rregullin e ligjit, institucione të forta dhe sistem juridik të paanshëm në mënyrë që qytetarët të na mbajnë ne udhëheqësve në përgjegjësi. Bëra çdo gjë për të fituar në zgjedhjet e 2008, por ai (Obama) fitoi dhe më kërkoi mua që të isha Sekretare e Shtetit. Kur më pyesnin si ka mundësi që dy njerëz kanë luftuar kaq shumë, si mund të punojnë të dy së bashku. Përgjigjja është e thjeshtë të dy ne e duam vendin tonë.  Shpresoj që edhe ju të gjeni rrugën për bashkëpunim të sinqertë. Ju vazhdoni të besoni tek vizioni juaj politik por interesi partiak duhet të vihet mbrapa interesave kombëtare dhe kjo është detyra e udhëheqësve demokratikë. Këto zgjedhje janë thelbësore për konsolidimin e demokracisë së përhershme. Vetëm ju dhe vetëm ju mund ju u përgjigjeni pyetjeve nëse Shqipëria do të vazhdojë qeverisjen e mirë dhe të vazhdojnë që fitojnë mirëbesimin e popullit dhe të lini mënjanë diferencat politike për të mirën e vendit dhe të mbështetni reformat? A do të luftoni korrupsioni? A do të punoni për të hyrë në BE si një rrugë për paqe afatgjatë. A do të vazhdoni të jeni një model për rajonin? Toleranca fetare që keni është një dhuratë e veçantë që nuk gjendet në vendet e tjera. Ju duhet ta vlerësoni dhe përdorini si një argument të veçantë të vendit. Këto janë pyetje që unë nuk i kam përgjigjet por di vetëm pyetjet dhe kam besim tek ju. SHBA- të ju mbështesin për vendimet e vështira që do të merrni. Ne jemi partneri juaj, Shqipëria dhe SHBA-të janë së bashku. Ne e dimë se çfarë bote duam për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë. Tolerante dhe përfshirëse. Është detyrimi ynë që të japim rezultate për popujt tanë. Ju shikoj ju dhe shikoj të ardhmen. Besoj që ju do t’i kapërceni vështirësitë dhe do të merrni të gjitha mundësitë që shekulli ju ofron dhe unë do të jem mbështesja juaj. Nëse doni të shkoni demokraci të vërtetë, do ju them njerëzve shkoni në Shqipëri. Zoti ju bekoftë, Zoti bekoftë Shqipërinë.

 

01.11.2012

Please follow and like us: