Albspirit

Media/News/Publishing

“Sfida” për Administratën Publike: Partitë të shkëputen nga shteti dhe shteti nga politika

“Dëmshpërblime financiare për punonjësit e pushuar për arsye politike. Kontroll i imtësishëm financiar dhe profesional për drejtuesit e administratës. Reformë rrënjësore e ligjit të administratës publike”

Një mesazh që kishte mbërritur  dhjetra mjekëve dhe infermierëve të Shkodrës, ku iu kërkohej të ishin patjetër present në aktivitetine kryeministrit Rama, ka shkaktuar reagimine  Sfida Për Shqipërinë. Pak ditë më parë, themeluesit e kësaj partie realizuan një protestë kundër përdorimit të administratës në fushatë elektorale dhe kryeministri Rama reagoi duke urdhëruar administratën të mos përfshohet në fushatë. Por ka ndodhur e kundërta. Në kohën  kur kryeministri ishte nisur drejt Shkodrës, një mesazh i kishte mbërritur dhjetra infermierëve që nuk duhet të mungonin as në spital dhe as tek tubimit që PS do organizonte në qendër. Për këtë shkelje flagrante të të drejtave të punonjësve të administratës publike, Sfida Për Shqipërinë ka reaguar duek përsëritur qëndrimet e tyre për këtë çështje.  Sfida propozon:  Reformë rrënjësore e ligjit të administratës publike, kontroll të rreptë të financave të drejtuesve të Administraës si dhe dëmshpërblime financiare për punonjësit e pushuar për arsye politike.

Përmes një deklaratë për mediat Sfida thekson: Në një kohë që PS-PD-LSI bërtasin për fillime apo shanse të reja vazhdojnë të veprojnë me metoda të vjetra ku njerëzit punësohen pa të drejtë dhe pastaj përdorin postet e shtetit dhe jo të partive për punë politike.

SFIDA ka bërë publike alternativën e saj për Administratën Publike, që partitë të shkëputen nga shteti dhe shteti nga politika.

SFIDA propozon:  Kontroll i imtësishëm financiar dhe profesional për drejtuesit e administratës;Reformë rrënjësore e ligjit të administratës publike;Dëmshpërblime financiare për punonjësit e pushuar për arsye politike.

Please follow and like us: