Albspirit

Media/News/Publishing

Shefja e demokratëve kundër shkarkimit të Trumpit

Një nga shefet demokrate të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, ka refuzuar t’i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e presidentit Donald Trump, i akuzuar nga kundërshtarët e tij se po pengon drejtësinë dhe se i ka dhënë informacione Rusisë.

“Nuk e mbështes këtë”, deklaroi dje në mbrëmje shefja e grupit demokrat të Dhomës se Përfaqësuesve gjatë një emisioni në televizionin CNN.

“Nëse fillojmë të flasim për shkarkim, duhet të dimë se cilat janë faktet. Nuk mund të bazohemi vetëm tek nuk më pëlqen ai, apo nuk më pëlqejnë flokët e tij (…) Çfarë ligji ka shkelur ai?”, theksoi Pelosi, përcjell Atsh.

“Pa një dosje, vetëm sa bëhemi pjesë e zhurmave”, shtoi ajo.

Me këto deklarata Pelosi i përgjigjet të paktën dy të zgjedhurve demokratë të Kongresit, Al Green dhe Maxine Waters, që kanë bërë thirrje për një procedurë shkarkimi kundër presidentit Donald Trump.

Please follow and like us: