Zgjedhjet, Malaj: Urdhri i Ramës për administratën i pamjaftueshëm

 

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, thotë në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News se ka ardhur koha që komisionet zgjedhore të mos bëhen nga përfaqësues politik.

Sipas tij, urdhri i Ramës për të mos lejuar përfshirjen e administratës në zgjedhje është i pamjaftueshëm.

Pjesë nga deklarata:

Malaj: Në vitin 2005, unë si ministër i Financave nxora një urdhër që Doganat dhe Tatimet të mos përfshihen në zgjedhje. Sapo erdhën në pushtet këta, hoqën 60% të tyre. Nuk kemi arritur të shkëputemi nga ndikimi në administratë. Edhe sikur të jenë bërë disa reforma nuk është kthyer në vetëdije.

Kryeministri nxorri një urdhër për administratën, për karburantet, është i pamjaftueshëm. Të gjitha institucionet që kushtëzohen në punësim nga qeveria, të fillojnë të kualifikojnë studentët. Të blejnë certifikatën që e njeh Kodi Zgjedhor që mund të jetë komisioner, sepse merr edhe një të ardhur.

Koha që të ikim nga komisionet partiake është imediate. Reforma më e madhe që duhet bërë pas këtyre zgjedhjeve. Është plotësisht e mundur. Ka pafundësisht të rinj. Ne arrijmë të largohemi.