Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata e Bashës për katolikët e Veriut, Julian Deda shpërthen kundër kritikëve

Aktori i humorit Julian Deda ka reaguar ashpër lidhur me reagimet ndaj deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Basha në një intervistë për gazetën austriake Der Standart, për katolikët e Veriut.

Sipas aktorit, deklarata e Bashës nuk është lexuar e plotë.

“Te gjithe atyre qe sot kane nxjerre statuse per deklaraten e Bashes do u kerkoja ta lexonin te plote prononcimin e tij perpara se te reagonin apo ta komentonin duke u bere pa dashje pjese e nje propagande dashakeqe.”, shkruan Deda.

Në një intervistë për Der Standart, i pyetur se çfarë e shqetëson atë më tepër, është përgjigjur se është lidhja mes krimit dhe politikës.

“Lidhja mes krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë.

Çfarë ata i bashkon është vetëm kontrabanda me drogë dhe armë, prostitucioni, trafikimi i qenieve njerëzore dhe vrasjet; një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet europiane. 95 përqind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 përqind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin tone.”, ishin fjalët e Bashës.

REAGIMI I PLOTË I DEDËS

“Te gjithe atyre qe sot kane nxjerre statuse per deklaraten e Bashes do u kerkoja ta lexonin te plote prononcimin e tij perpara se te reagonin apo ta komentonin duke u bere pa dashje pjese e nje propagande dashakeqe.

Rama ka zgjedhur te kandidoje figura te inkriminuara ne disa nga zonat me mbeshtetese te PD. Kete veprim e ka bere per t’i kundervene krimin, qytetarise dhe te djathtes qe eshte shumice ne keto zona. Te gjithe, duhet te ndihemi te ofenduar jo nga konstatimi por nga akti. Fitorja e krimit nuk eshte deshtim i komunitetit por i shtetit dhe i politikes. I asaj politike qe ka zgjedhur te “martohet” me krimin por edhe i asaj qe duhej te bente me shume per ta luftuar kete “martese”.

Kriminelet kane fituar duke perdorur dhunen, parate, friken, pushtetin dhe dobesine e PD. Propaganda e Rames kerkon te na mbushe mendjen se komunitetin po e ofendon Basha dhe jo ai qe ka caktuar, vrases,hajdute, trafikante vajzash e droge si perfaqesues te tij.

Fenomeni eshte i perhapur kudo por eshte me i perqendruar ne zonat qe votojne tradicionalisht PD per te siguruar me cdo cmim pushtet per Ramen. Shqetesim kryesor sot nuk duhet te jete diagnostikimi i semundjes por kurimi i saj. Kjo vjen duke ngritur zerin e protestes jo ndaj denoncuesit por ndaj dhunuesit te vlerave qytetare. Kjo behet duke zevendesuar me vote trafikanet, vrasesit dhe tutoret me profesore, profesioniste dhe intelektuale pavaresisht perkatesise politike. Keta jane produkti i vertete i katolikeve te veriut qe jane simbol i qendreses, dijes, lirise dhe patriotizmit”.

Please follow and like us: