Kriza politike, Duka e Mediu thërrasin partitë parlamentare në një tryezë bisedimesh

Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane, dy parti pjesë e koalicionit opozitër bëjnë një tjetër tentativë për arritjen e konsensusit mes palëve.

Ato kanë thirrur një takim sonte në mbrëmje në orën 20:00 në Kryesinë e Kuvendit, ku kanë ftuar të gjitha partitë parlamentare për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizës.

Aktualisht Rama e Basha vijojnë negociatat për paketën McAllister +, e cila shihet si e pranueshme nga të dyja palët, por ajo që i ndan deri më tani qëndrimet është shtyrja e datës së zgjedhjeve.