Monica Bellucci, stili i kumbarës së Festivalit të Kanës

Do të jetë ajo kumbara e edicionit të 70-të të Festivalit të Kanës. Po flasim për Monica Bellucci, aaktore dhe ikonë e bukurisë italiane në botë

Në pritje për të zbuluar se cfarë do të vesh në tapetin e kuq, kemi përshkuar historinë e saj të veshjeve dhe ato më të bukurat që i përkasin stilit të saj.

Nga fustanet e gjata në formë sirene tek fustanet bust, nga prerjet mashkullore tek fustani i ngushtë, ja disa nga veshjet që nuk mungojnë kurrë në garderobën e yllit të kinemasë.

E gjitha me të zeza

Ngjyra më e dashur e Monica është padyshim e zeza. Elegante, e rafinuar dhe joshëse në të njëjtën kohë, është një garanci suksesi kur flitet për tapetin e kuq dhe festa ekskluzive.

Fustanet Bust

Mes fustaneve që artistja preferon absolutisht janë edhe modelet bust: zgjidhja ideale për të vënë në dukje perfeksionin e dekoltesë së saj.

Këmisha

Me këmishë të bardhë edhe në tapetin e kuq më eksluziv? Po, faleminderit! Monica adhuron të përziej këtë veshje bazike me veshje më glamur , si një fund i gjatë daantelle ose me aplikime të çmueshme. Prekja e fundit? Një varëse e çmueshme .

“Bukuri italiane” me fustan të ngushtë

Monica me fizikun e saj të butë, mishëron në mënyrë perfekte bukurinë italiane. Dhe cfarë ka më mirë se një fustan i zi i ngushtë për të nxjerrë në pah format e saj? Nga versioni me dantellë ose me aplikime lule ose pika, ky model është alternativa e perfekte .

Dantella

Femërore dhe romantike, dantella e qëndisur në tapetin e kuq është gjithmonë një ide shumë e mirë. Veçanërisht në stilin e gjatë në formë sirene.

E kuqja e mbrëmjes …..

Jo vetëm e zezë. Një tjetër nuancë që nuk mund të mungojë në garderobën e Monica është ngjyra më pasionale; e kuqja, e cila është ngjyra perfekte për brunet.