Albspirit

Media/News/Publishing

Mungesa e defibrilatorit në ambulancë, nis hetimi për vdekjen e ish-zëvendësministrit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Rendit Sokol Baraj, vëllai i deputetit Sokol Baraj. Hetimet kane nisur pas dyshimeve se në ambulancë mungonte defibrilatori, një apartaurë e domosdoshme për njerëz që goditen nga ataku kardiak.

Prokuroria ka nisur hetimet pasi ngjarja është bërë publike në mediat sociale, dhe se dyshohet se Baraj është goditur nga një atak kardiak dhe se mjekët në mungesë të defibrilatorik i kanë bërë masazh vetëm me duar.

Pasi janë kryer verifikimet ka rezultuar se ambulanca me targa TR 9915 K, nuk ka brenda saj pajisjen e quajtur defibrilator.

Please follow and like us: