Putin: I gatshëm të publikoj regjistrimin e bisedës Trump-Lavrov

Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për të publikuar regjistrimin e fundit në Uashington mes Sergei Lavrov dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u akuzua për shpërndarje të informacioneve të klasifikuara për shefin e diplomacisë ruse.

“Nëse administrata amerikane e autorizon këtë, ne jemi të gatshëm të publikojmë regjistrimin e bisedës mes Lavrov dhe Trump në Kongres dhe në Senatin amerikan”, deklaroi Putin në një konferencë shtypi me kryeminstrin italian, Paolo Gentiloni.

Me shaka ai premtoi se do t’i tërhiqte vëmendjen ministrit rus të Punëve të Jashtme pasi nuk kishte shpërndarë informacione sekrete me të apo me shërbimet speciale ruse duke shkaktuar të qeshura tek Lavrov dhe zyrtarët e tjerë rusë.

“Putin theksoi se mbretëronte një skizofreni politike në SHBA. Çfarë do të shpikin tjetër këta persona që gjenerojnë këto absurditete? Nëse ata nuk kuptojnë që dëmtojnë vendin e tyre, ata janë thjesht anormalë. Nëse kuptojnë gjithçka, ata janë të rrezikshëm dhe të pandershëm”, theksoi ai.

Donald Trump u akuzua nga “Washington Post” për zbulim të shërbimeve sekrete përsa i përket një operacioni të përgatitur nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, gjatë një takimi më 11 maj me Sergei Lavrov dhe ambasadorin rus të SHBA-së Sergei Kisliak në Zyrën Ovale.