Sonila Meço: Më mirë në zgjedhje me këtë paketë, a fare?

E lëshoi kush nuk e lëshoi, i ngeci këmba llucës njërit a tjetrit, u zbyth ca më shumë ai, po suvaja i ra mbi krye atij tjetrit, një gjë është e sigurt: në dështimin e dy reformave madhore, zgjedhore e në drejtësi, u kërkua zgjidhja e krizës.

Dështim i qeverisë, ndërkombëtarëve që jetojnë e punojnë këtu, dështim që mendohej të kalohej me legjitimimin përmes një vote në një sistem të kalbur. Ja pra vlera e një beteje, poshtë çadre a majë fiku: me një paketë të re sistemet nisin e pastrohen, për të legjitimuar votën dhe rezultatin. Më mirë në zgjedhje me këtë paketë, a fare?

Këtu populli përgjigjet si popull e jo militant, se tek e fundit siç pohon kreu i qeverisë sistemi korrupton njeriun dhe jo e kundërta. Kështu mëson edhe klasa politike vendase edhe ndërkombëtarët bërë më vendalinj: dështimi është i mirë për sa kohë nuk bëhet zakon.