Urimi i mamasë së Marinës përlot pafund…dhe zbulon sekretin e madh

Për moderatoren Marina Vjollca padyshim që dita e sotme është një nga më të veçantat, jo vetëm pasi feston ditëlindjen, por gjithashtu për urimet plot dashuri që ka marrë.

Përveç partnerit të saj Getit dhe motrës Luanës, Marina ka marrë një tjetër urim që të bën të lotosh, por që i zbulon edhe sekretin. Nëna e saj Maria e ka uruar të bijën, përmes një foto me fustan nusërie:

“Faleminderit Zotit! Pata fatin te jem nane e previligjuar ! Ne zemren time kam te skalitur  4 yje  qe ma shkelqejne jeten. Ti je ne kulmin e ketij shkelqimi Zemra ime ne kete ditlindje! Edhe pse ne vigjilje te kesaj foto qe po postoj … prap shikimi yt art ne zemren time! Fryma ime , jeta ime gezofsh edhe 100 pranvera te tjera !!,”-përfundon postimi I nënës së saj.

Në këtë mënyrë mamaja e Marinës ka zbuluar atë që flitet prej shumë kohësh, që Marina dhe Getoari do të lidhen së shpejti në martesë, ndoshta edhe këtë vit.