Albspirit

Media/News/Publishing

Sfida: Klasa politike respekton ndërkombëtarët, por jo qytetarët

“SFIDA për Shqipërinë” thotë se teatri rreth ngërçit politik tregon se si klasa politike respekton ndërkombëtarët, por jo qytetarët që i kanë zgjedhur.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të partisë Sfida për Shqipërinë shprehen se kriza, e cila sipas tyre është krijuar me vetëdije nga poltikanët shqiptarë, duhet të zgjidhet me përgjegjshmëri dhe seriozitet jo vetëm ndaj partnerëve, por në radhë të parë ndaj qytetarëve që shohin këtë teatër prej muajsh.

“Në sytë e njerëzve të dyja palët kanë muaj që refuzojnë mundësitë për zgjidhje. Tani po bëhen “të mirë”. Duhet të mësohen me përgjegjshmëri dhe seriozitet së pari ndaj qytetarëve dhe jo të tregohet vullnet politik vetëm kur i urdhëron Departamenti Amerikan i Shtetit,” thotë Gjergj Bojaxhi, kandidat i SFIDËS për Tiranën. SFIDA për Shqipërinë thotë gjithashtu se institucionet kushtetuese nuk janë mjete pazaresh politike.

“Presidenti dhe postet ministrore nuk shiten e blihen sipas orekseve të palëve. Është për të ardhur keq që këtu po bëhet hapur. Partitë janë kthyer në sovran e populli në spektator. Qytetarët meritojnë një politikë të pastër, një politikë që t’i përfaqësojë dhe SFIDA angazhohet publikisht në përmbushjen e këtij misioni”, thuhet në deklaratë.

Please follow and like us: