Albspirit

Media/News/Publishing

7 autorë të famshëm që kryen vetëvrasje

Studimet tregojnë se gjasat që një shkrimtarë të bëjë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha se sa njerëzit e zakonshëm. Edhe pse lidhja mes kreativitetit dhe sëmundjes mentale është për tu diskutuar, nuk ka asnjë dyshim se bota e letërsisë ka vuajtur shumë humbje, përderisa shumë gjeni të kësaj fushe kanë pasur probleme për të gjetur paqe në jetën e vet. Ne i kemi renditur shtatë prej tyre, për ti kujtur dhe për të mos e harruar kurrë kontributin e tyre për letërsinë.

1. Gérard de Nerval (1808-1855)

Nerval ishte poet romantik i cili ka vuajtur për kohë të gjatë nga melankolia. Pasi që e dashura e tij u nda nga ai, Nerval e vari veten në një shtyllë ndriçimi në rrugë.

2. John Berryman (1914-1972)

Poeti amerikan Berryman ishte vetëm 11 vjeçar kur babai i tij kreu vetëvrasje, dhe tragjedi pati ndikim të madh jo vetëm në letërsin e tij, por edhe në jetën e tij personale.
Berryman kishte probleme me alkool përgjatë gjithë jetës së tij dhe ishte shktuar disa herë në spital për shërim. Më 7 janar, 1972, ai u hodh nga ura një urë në Mineapolis.

3. Jack London (1876-1916)

Shkrimtari i parë milioner në botë, Jack London, ka vuajtur nga një çrregullim bipolar. Kur ai kishte shkuar në një udhëtim në Pacifik, ai u infektua me një sëmundje tropikale, për të cilën ai pastaj vet e pregaditi një zgjidhje që përfshinte substancat si opiumi, heroina dhe merkur, për ta trajtuar veten, e cila më vonë i shkaktoi dëmtim të veshkave.
Është ende e diskutueshme se a e bëri me qëllim për të kryer vetëvrasje apo jo, shumë njerëz thonë se tentimet e tij të mëparshme dhe temat e tij rreth vetëvrasjes në shkrimet e tij, janë dëshmi se ai e bëri me qëllim vetëvrasjen.

4. Stefan Zweig (1881-1942)

Zweig veçse ishte në ekzil dhe ishte në depresion të lartë si pasojë e gjendjes së atëhershme në Europë, dhe ai nuk mundi ta durojë shumë gjatë këtë situatë. Ai bëri vetëvrasje bashkë me gruan e tij, në Rio de Janeiro, më 22 shkurt, 1942. Në letrën e tij që e kishte shkruar para vdekjes, ai kishte thënë:

“Çdo ditë unë kam mësuar ta dua vendin tim shumë e më shumë, dhe nuk do të kërkoja ta rindërtoja jetën time në ndonjë vend tjetër, pasi bota e gjuhës time u mbyt dhe ishte e humbur për mua dhe për atdheun tim shpirtëror, Europa, e shkatërroi veten”.

5. Virginia Woolf (1882-1941)

Shkrimtarja e famshme angleze Virginia Wolf vuajti nga një depresion serioz pas përfundimit të librit të saj të fundit. Ajo ishte gjithashtu njëra ndër ata njerëz që tmerrësisht u ndikuan nga efektet e rendi i pas luftës botërore. Në vitin 1941, ajo i mbushi xhepat e saj me gurë dhe u hodh në lumin “Ouse”.

6. Ernest Hemingway (1899-1961)

Autori amerikan Ernest Hemigway e jetoi një jetë të pazakonshme. Ai vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkoolizmi përgjatë gjithë jetës së tij. Ai e qëlloi vetën në kokë, në verën e vitit 1961.

7. Sylvia Plath (1932-1963)

Poetja amerikane, Sylvia Plath, ka vuajtur nga çrregullime bipolare ekstreme dhe është dashur të përdorë anti – depressant përgjatë gjithë jetës së vet. Tentimi i parë i saj për vetëvrajse ishte në vitin e saj të dytë të studimeve në Kolegjin Smith. Ajo, megjithatë, diplomoi si një femër shumë e suksesshme.

Në vitin 1963, ajo u la ca qumësht dhe biskota fëmijëve të saj, e mbylli derën mirë për tu siguruar se Gazi nuk do të dilte tek dhoma e fëmijëve dhe e vrau veten e future kokën e saj në furrë.

Please follow and like us: