Albspirit

Media/News/Publishing

Arvanitasit, heronjtë shqiptarë të revolucionit grek

Popullsia shqiptare që jeton në shtetin e ri Grek ndahet në dy grupe, arvanitasit që janë vendas dhe njihen që në kohën antike dhe jetojnë në 450 katunde dhe shqiptarët që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osman dhe që banojnë në mbi 150 fshatra. Katundet që janë banuar nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe, ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt e Korfuzit, Speca, Hidra, Psaron,Andron, Peloponez, etj.

Sipas historianit Arben Lalla,  pyetja më evidente është se kush është vendi amë i  tyre? Sipas studiuesve helenë, Arvanitasit e Greqisë janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7, por në fakt studiuesit e huaj nuk janë dakord me këtë mendim. Sipas tyre rrënjët shqiptare në Greqi janë shumë më të hershme, që në kohën antike. Sepse ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimpit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.

Dhe në fakt shpjegimi i fjalës arvanitas vjen nga fjala arbana që do të thotë arbërës-njeri që punon tokën. Për herë të parë u quajt Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas Krishtit, territori mes Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt Albanian. Por në fakt emri arvanitas sipas historianit Llalla është më i vjetër se emri ilir dhe është vërtetuar dhe më i vjetër se emri alban. Pra vjen direkt nga pellazgjishtja. Arvanitasit janë autoktonë në Greqi dhe shumë më të vjetër se grekët.

Historia  e arvanitasve është lyer gjithnjë me gjak e trimëri. Një nga faqet më të ndritura të tyre është pjesëmarrja heroike në revolucionin e 1821-it,  bashkë me grekët kundër osmanëve turq. Sipas historianit Lalla kjo përbën një faqet më të ndritura të historisë së Greqisë dhe të arvanitasve. Edhe pse grekët kanë theksuar gjithnjë që arvanitasit janë rracë e ulët, u është mohuar gjuha shqipe dhe u hodh baltë mbi shumë figura të shquara duke i quajtur tradhëtarë, duke i burgosur dhe duke i vrarë në pabesi, e vërteta nuk vdes.

Një nga faktet historike që nuk mund të diskutohen tashmë është fakti që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit grek të 1821-it ishin arvanitas ose shqiptarë. Arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-it, përveçse uishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhën e kryengritjes, kjo nuk diskutohet. Dihet tashmë nga të gjithë që arvanitasit ishin popull luftarak, krenaria e të cilëve nuk e lejonte skllavërinë. Revolucioni i 1821-it ishte kryesisht vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishullit të Hidrës, Specas dhe Psaros.

Ata krijuan çetat e para të komitëve nën pushtimin turk që ruajtën jo vetëm mosnënshtrimin dhe lirinë por dhe traditat e tyre të lashta, muzikën, vallen dhe këngën popullore. Ato luftuan ashpër kundër turqve por historia e tyre më e lavdishme është revolucioni grek. Heronjtë arvanitas të revolucionit të 1821 janë: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri do t’u këndonte shqiptarve heronj të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )

Gjith shqiptarë qenë,

 S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )

Xhavela e Mjauli?

Shiptar, bir shqiptari,

Me armët e Shqipnis.

I u hodhën themeli Greqis.

Dhe jo vetëm kaq. Do ishin shqiptarët ata që do t’i sjellin kurorën e Greqisë, mbretit të saj Othon, sepse tre anëtarët e komisionit ishin shqiptarët: Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.

Historiani Llalla është i bindur që revolucioni grek është vepër e arvanitasve. Edhe shteti që u krijua mbas vitit 1821 përbëhej nga shumica e banorëve që flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Ishte fama shqiptare ajo që i detyroi grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë së heronjve shqiptarë, grekët e morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova deri në Peloponez. Dhe duke qenë se ata donin të asimilonin çdo gjë shqiptare dhe ta quanin të tyre, i bënë ca ndryshime të vogla kostumit kombëtar, por ajo mbetet në jetë të jetëve krijesë shqiptare siç është i lavdishëm kontributi i shqiptarëve në luftë, ne formimin e shtetit grek dhe në të gjitha etapat e zhvillimit të jetës politike dhe shoqërore.

 

Please follow and like us: