Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni i arrestuar për trafik droge, vëllai i kryetarit të qarkut Elbasan

Biznesmeni nga Elbasani, Edmond Stafa, i arrestuar për trafik droge, është vëllai i kryetarit të Këshillit të Qarkut Elbasan dhe ish deputetit socialist Bukurosh Stafës.

Stafa, pjesë e PS-së është zgjedhur në krye të Këshillit të Qarkut Elbasan në mandatin 2015 – 2019.

Ne vitin 2005 deri në vitin 2009, ai është zgjedhur Deputet Kuvendi i Shqipërisë për zonën e Elbasanit, si pjesë e PS-së.

Vëllai i tij, 51-vjeçari Edmond Stafa është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Edmond Stafa, banues në Elbasan, është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet.

Mësohet se 51-vjeçari është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Pritet që Stafa të ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është dënuar.

Please follow and like us: