Kush janë kryetarët e partive aleate që Basha do i fusë në listat e PD?

Pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aleatët e tij, u mor vendimi që të gjitha partitë opozitare të jenë nën logon e PD-së.

 

Gjithashtu burime nga mbledhja bëjnë me dije se u vendos që kryetarët e partive parlamentare do të kenë të sigurtë emrin në listat e kandidatëve për deputetë.

Lista e kryetarëve të partive parlamentare në aleancë me PD

Fatmir Mediu – kryetar i Partisë Republikane

Agron Duka – kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste

Vangjel Dule – kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Nard Ndoka – kryetar i Partisë Demokristiane

Dashamir Shehi – kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar