Albspirit

Media/News/Publishing

UNIONI I JURISTEVE TE PAVARUR KERKON DOREHEQJEN E TOTOZANIT

L E T Ë R   E   H A P U R  /*

 Drejtuar: Z. IGLI TOTOZANI/

2 igli TotozaniKRYETAR I KOMISIONIT TE PAVARUR  AD-HOC PER REFORMEN NE DREJTESI  /

UNIONI I JURISTEVE TE PAVARUR TE SHQIPERISE/

 Veprimtaria e te cilit është e fokusuar ne:

  1. Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor.
  2. Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave të Njeriut.
  3. Luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
  4. Ngritjen e imazhit, profesionalizmit dhe rolit te Juristeve Shqiptare është ne dijeni te fakteve si me poshtë:

Ju me cilësinë e kryetarit te Komisionit te Pavarur Ad – Hoc  për Reformën ne Drejtësi keni emëruar z. Arian Salati ,si anëtar nga radhët e Avokatisë, i cili rezulton si e provuar plotësisht dhe botërisht se është avokati i familjes së Kryetarit te Ekzekutivit Shqiptar dhe i propozuar nga Ai ne disa borde Ekzekutive .

Caktimi i tij nga ana Juaj, cenon rende pavarësinë dhe integritetin e procesit dhe për pasoje pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duke e vene nen kontroll te pushtetit ekzekutiv e partiak , dhe kjo vërteton se edhe ju jeni nen ndikim dhe varësi te ekzekutivit.

Kjo është me se e mjaftueshme për te kërkuar largimin e menjëhershëm të z. Salati nga ky komision.

Ky fakt të ngarkon me përgjegjësi për te vepruar menjëherë . Por dhe me kaq Ju keni përgjegjësi morale publike ndoshta edhe ligjore për cenimin e procesit ne kundërshtim me parimet e ndarjes se pushteteve dhe qëllimit te reformës. Ne jemi duke mbledhur fakte nëse z. Salati, është emëruar konform nenit 23/c te ligjit 115/2016 dhe ne përfundim te analizimit te fakteve do te veprojnë sipas ligjeve ne fuqi dhe moralit publik.

Gjithashtu jemi ne dijeni te faktit te njohur botërisht se juve  ju ka mbaruar mandati si Avokat i Popullit me 23.12.2016 dhe sipas nenit 61 te Kushtetutës nuk keni te drejtë për te marre vendime madje as për te qëndruar simbolikisht në detyrë. Si Jurist “i spikatur”  duhet te kishit dorëzuar detyrën me 23.12.2016 dhe t’i tregonit politikes dhe popullit qe i “shërbeve” se ne Juristet respektojmë Kushtetutën Aktin Themeltar te Shtetit.

Mos largimi juaj ne afatin kushtetues nga detyra ul imazhin dhe emrin e juristeve ne përgjithësi dhe me veprimet tuaja jashtë afateve kushtetuese , për të vepruar po dëmtoni dhe cënoni pavarësinë e pushtetit gjyqësor . Vendimet tuaja shërbejnë si fakte juridike ,te cilat jemi duke i  analizuar nëse je subjekt i veprës penale te parashikuar nga neni 249  i Kodit Penal. E  gjitha kjo tregon bindshëm dhe pa asnjë ekuivok se integriteti juaj nuk mund te vlerësoje integritetin e kandidateve për anëtarë te KLP dhe KLGJ etj, prandaj i vetmi akt qe duhet te merrni menjëherë është dorëheqja juaj, qe shpëton procesin e reformës nga kontrolli partiak e ekzekutiv dhe nga delegjitimiteti, akt qe na nderon te gjithëve si Juriste, akt që të nderon edhe ty, por nuk te shpëton nga përgjegjësia morale, publike, ndoshta dhe ligjore. Duke u bazuar në parimet e ndarjes se pushteteve dhe parimet e drejtësisë si legjitimiteti, paanësia dhe sidomos pavarësia, UJPSH duke u nisur nga qëllimi dhe misioni i organizatës dhe sidomos nga interesi i larte publik e shtetëror, për mos cenimin e mëtejshëm te pavarësisë dhe integritetit te procesit te Reformës se Drejtësisë me qëllim konsolidimin e pushtetit gjyqësor dhe te pavarësie se tij ne veçanti dhe si rrjedhim të shtetit të së drejtës në përgjithësi publikisht ju kërkojmë;

  • Dorëheqjen Tuaj te menjëhershme Zoti  Totozani.

Tiranë me 18.05.2017.

UNIONI I JURISTEVE TE PAVARUR TE SHQIPERISE.

Please follow and like us: