Vladimir Kosta: MARRËVESHJA RAMA-BASHA, SHMANGU DESTABILITETIN

 

Marrëveshja Rama-Basha i dha fund një krize që rrezikonte themelet e shtetit. Ky është pakti që sot shmangu destabilitetin e vendit dhe siguron integrimin e sigurt të Shqipërisë në BE në të ardhmen.
A është normale një qeveri mes PS dhe PD? Më shumë sesa ideologjitë politike, ajo që ka rëndësi sot dhe nesër është që qytetarët, integrimi, ekonomia dhe investimet të mos shkatërrohen nga krizat politike. Pakti Rama-Basha është garanci se edhe pas zgjedhjeve nuk do të rrezikohemi nga kriza të papritura dhe shumica nuk do jetë në dorën e pakicës.