Albspirit

Media/News/Publishing

Pa ironi, qeveria organizoi Natën Menderose—Rruga drejt Suksesit

Në 13 maj, në orën 19:00, Ministria e Inovacionit organizoi tek PiramidaNatën Menderose — Rruga Drejt Suksesit, me titullin origjinal FuckUp Night—Rruga drejt Suksesit.

Çuditërisht është një titull kaq i përshtatshëm!

“Menderose — Rruga drejt Suksesit” duhet të ishte emërtimi i katër viteve të qeverisë Rama, i cili ka qënë në gjendje të menderosë gati të gjitha premtimet elektorale të bëra në 2013-tën, dhe prapë është në rrugën drejt suksesit në zgjedhjet e ardhshme, pa praninë e opozitës.

Ata “e menderosën” Tiranën me një masterplan plot boshllëqe dhe gabime.

Ata “e menderosën” sistemin e drejtësisë me ligjin e vetingut, i cili është i pamundur të zbatohet dhe me shumë shkelje kushtetuese të bëra gjatë rrugës.

Ata “i menderosën” zgjedhjet duke dështuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE- ODIHR për reformën zgjedhore.

Ata “e menderosën” mbrojtjen e pasurive natyrore duke i shitur ato tek oligarkët.

Ata “e menderosën” Valbonën duke ndërtuar hidrocentrale mbi të.

Ata “e menderosën” Vjosën duke ndërtuar edhe më shumë hidrocentrale.

Ka nevojë të vazhdoj më?

Le të shohim se çfarë janë në të vërtet mbrëmjet e quajtura “Fuck Up”. Sipas faqes zyrtare të organizatës:

FuckUp Nights është një lëvizje globale e lindur në Meksikë në vitin 2012 për të ndarë publikisht histrori të shkurtra dështimi në biznes. Qindra njerëz marrin pjesë në shfaqje për të dëgjuar tre ose katër sipërmarrës të cilët ndajnë me to dështimet e tyre. Çdo folës ka shtatë minuta kohë dhe duhet të përdorë 10 imazhe. Pas çdo folësi, ka një seksion pyetje/përgjigje, si dhe kohë për tu njohur me njëri – tjetrin.

Por në mënyrë tipike, Fuck Up Night e organizuar në Shqipëri nuk është regjistruar si organizim i krijuesve të saj dhe nuk ndodhet në faqen e tyre zyrtare. Idea thjesht është kopjuar (domethënë është vjedhur), dhe është përdorur si një mënyrë e këndshme për hapjen e “Javës së Inovacionit 2017”.

Në ftesën e aktivitetit, Ministrja e Inovacionit Milena Harito shkruan e entuziazmuar se:

Rruga drejt suksesit sjell historitë e fitores pas një dështimi, si një parakusht i suksesit.

Kjo shpjegon gjithçka. Në mendjen e qeverisë, dështimi është parakushti i suksesit. Pa dështim, nuk ka sukses.

Në këtë rast, duket se qeveria e ardhshme do të jetë shumë e suksesshme, sepse do të jetë shumë “e menderosur”.

Please follow and like us: