Albspirit

Media/News/Publishing

SFIDA: Asnjë votë nga qytetarët e pavarur për politikanët e ketyre 20 viteve

“Sfida” i ka kërkuar sot qytetarëve të pavarur, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 qershorit duke votuar kundër qeverisë Rama-Meta-Basha. Gjatë prezantimit të kandidatëve në qytetin e Lezhës një prej nismëtarëve të “Sfidës”, Ermal Hasimja tha se janë bashkuar hajdutët për të mbrojtur zgjedhjet nga vjedhja. Modelin e abuzimit këto tre parti e kanë shtrirë në çdo hallkë të shtetit duke shfrytëzuar varfërinë e shqiptarëve e duke i marrë peng.
“Shqiptarët duhet të përballen me shantazhin e qeverisë PS-PD-LSI dhe ne duhet të ri-themelojmë klasën e re politike. Të gjithë politikanët e këtyre 20 viteve që kanë votuar për këta kryetarë duhet të largohen nga skena politike. Ne duhet të sjellim në parlament intelektualë dhe njerëz të suksesshëm në karrierën e tyre. Deputetët për herë të parë në këta 27 vjet duhet të jenë përfaqësues të qytetarëve dhe jo kryetarëve. Tek Sfida askush nuk varet nga kryetari por vetëm nga qytetarët e antarësuar aty. Çdo votë në kuvend gjatë 20 viteve ka shërbyer për afera korruptive dhe shkatërrimit të mjedisit, spitaleve, arsimit apo dhe administratës publike” – tha Hasimja në qytetin e Lezhës.
Sfida e konsideron marrëveshjen mes Ramës e Bashës si një pazar që i ngjan më shumë takimeve të mafias ku Shqipëria ndahet si plaçkë dhe dosjet e hapura varrosen përfundimisht. Ndaj dhe “Sfida” përvecse i kërkon qytetarëve të pavarur të ndëshkojnë masivisht këtë klasë politike propozon edhe uljen radikale të pushtetit politik përballë qytetarëve.
Please follow and like us: