Albspirit

Media/News/Publishing

Ashpërsohet lufta midis SHBA dhe Kores së Veriut

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut janë tashmë në konflikt me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. Korja e Veriut me sa duket po ndërton një ushtri me raketa, nëpërmjet kabllove dhe fibrave optike. Nuk është vetëm SHBA-ja synimi i tyre, por edhe shkatërrimi i individëve, bizneseve dhe qeverive anembanë botës.

Faqja online e medias prestigjoze “Time”, ka aluduar se Koreja e Veriut mund të jetë hakeri që shkaktoi virusin “Cyberattack Ransomë are”, të WannaCry.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se për përparimin e teknologjisë dhe hakerave Koreja e Veriut është në një vijë të drejtë me SHBA, Rusinë dhe Izraelin. Koreja e filloi zhvillimin e saj të informacionit dhe telokomunikacionit, në 1979, ku krijoi mikroҫipa për viruse dhe antiviruse sistemesh. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në 2004, pas rënies së bisedimeve gjashtë palëshe, ku Koreja e Veriut u përgjigj me një kërcënim Hi-tech, i ngjashëm më virusin që shkaktoi kaos global.

Me sa duket, Kim Jong Un i fiton monedhat e huaja përmes krimeve kibernetike dhe për ta është bërë një operacion i përditshëm. Kujtojmë që virusi i javës së kaluar i kërkonte administratave para që të rifitonin sërisht dokumentacionet e tyre.

Këto viruse nuk ekzistojnë vetëm për të mbledhur para, por gjithashtu dhe për të vjedhur informacione sekrete nga shtete të ndryshme, të shkatrrojë projekte infrastrukture dhe të shkaktojë një krizë globale ekonomike dhe qeveritare.

Ky haludim i “Time”, na ka vënë koshient që menjëherë pas heqjes nga posti i drejtorit të FBI-së, James Comey, për nxjerrje të sekreteve të shtetit, Donald Trump ‘nuk na i ka treguar të gjitha’. Kjo lë në mëdyshje një bashkpunim të Comey me Kim dhe se ata mund të jenë shkaktarët e krimit kibernetik, me qëllim hakmarrjen dhe zbulimin e sekreteve të shtetit.

Një operacion të ngjashëm Koreja e Veriut e ndërmorri në vitin 2014, për censurimin e filmit “The Intervieë ”. Ky film ishte një klonim i gjendjes ekonomike, ushtarake dhe qeverisëse të Kores së Veriut me udhëheqës Kim Jong Un. Mesa duket shkruesit e historisë, Seth Rogen, Evan Golberg dhe Dan Sterling kanë bërë një parashikim mbi marrëdhënien SHBA-Kore e Veriut.

Në këtë sulm virusi vinte sërisht nga një kompani e quajtur ‘WannaCry’, e njëjtë më vrusin e javës së kaluar.

Please follow and like us: