Avokatja e Popullit, ja kush është Erinda Ballanca

Me profesionin aktual si avokate, Erinda Ballanca është emri i propozuar nga opozita për të qenë Avokatja e Popullit.
Erinda Ballanca ishte si avokate e kryeministrit Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij nga e ëma e Edi Ramës për shpifje. Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha.
Një tjetër çështje shumë sensitive është edhe gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë Skerdilajd Konomi. Ballanca ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi.
Emri i saj është diskutuar mbrëmjen e së djelës në takimin që kryeministri Edi Rama pati me liderin demokrat Lulzim Basha tek Pallati i Kongreseve.