Albspirit

Media/News/Publishing

Ç’po ndodh me Dafina Zeqirin?

Një nga përfaqësueset më të njohura të muzikës Pop dhe Rn’B në Shqipëri, me një stil unik, që shpesh krahasohet me atë të divave botërore, me një karrierë, e cila pritet të vijojë edhe më tej. U shpërngul në SHBA, për të bërë emër në industrinë muzikore të kontinentit amerikan dhe nuk vonoi shumë nga publikimi i një kënge të re, të shoqëruar me klipin përkatës. Nisur nga kjo, të gjithë ishim në pritje të diçkaje më shumë, që mesa shihet nuk duket ende në horizont. Së fundmi, Dafina shihet duke u argëtuar në New York, e këtë e kemi mësuar nga postimet në My Story. Vizitat nëpër ekspozita arti, pjesëmarrjet në festa, të organizuara nga një rreth artistësh të huaj, na bëjnë të kuptojmë se këngëtarja është adaptuar si duhet me jetën kulturore amerikane. Por, projektet e reja mungojnë nga Duffye. Në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka fshirë çdo postim, që përfshinte jetën para SHBA-së. Ndoshta, gjërat e mira marrin vërtetë kohën e duhur për t’u realizuar, e ne e dëshirojmë këtë për këngëtaren shumë të dashur shqiptare. Në galeri do të gjeni disa nga fotot më të fundit të Dafinës.

Please follow and like us: