“The Guardian” rekomandon plazhin e Drimadhës si një nga më të mirët në Evropë

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, ku në vend të dytë është plazhi i Drimadhës në Shqipëri.

Teksa sezoni turistik veror po afron, ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar dhe britanikja u këshillon lexuesve të saj që ta vizitojnë.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drimadhes është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht me rërë të bardhë. Deti është pa dyshim i qartë dhe ka një temperaturë të përshtatshme”, shkruan gazeta.

The Guardian thotë se atje mund të gjeni çadrat e kampingut 8 euro nata, me dyshekë dhe shtroje të pastra, përveç bareve dhe kuzhinës si dhe sendet e tjera të domosdoshme.

Në listë janë edhe shumë plazhe të tjera që përfshijnë ishujt holandezë, dhe ishujt e Italisë.

https://www.theguardian.com/travel/2017/may/18/europe-beaches-france-portugal-greece-italy-spain-readers-tips

Rezultate imazhesh për hotel veizi ne himare

Rezultate imazhesh për hotel veizi ne himare