Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është Mirela Karabina, pedagogia që do i zërë vendin Lindita Nikollës

Mirela Karabina është një tjetër emër i propozuar nga Partia Demokratike për ministre teknike. Karabina, pritet të zërë vendin e Lindita Nikollës si ministre e Arsimit.

Karabina ka lindur më 29 Maj të vitit 1966, ndërsa ka mbaruar studimet për Gjuhë Letërsi. Ajo ka punuar si mësuese për vite me radhë, ndërsa aktualisht punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe disa universite të tjera.

Bashkëshorti i saj është ish- ambasadori shqiptar në Bullgari në vitet 2011-2014, si dhe në Pakistan në vitet 1995-1998.

Ndërkohë, përgjatë viteve 2005-2011 ka qenë drejtoreshë në shkollën 9-vjeçare “P.Budi” në kryeqytet.

Në CV-në e Karabinës, renditen një sërë kualifikimesh edhe trajnimesh nga më të ndryshmet.

Please follow and like us: