Kreu i ri i KQZ flet para votimit në Kuvend : Sfida që më pret

Kreu i Ri i KQZ-së, Klement Zguri bëri prononcimin e parë për mediat, pasi doli nga mbledhja e institucionit të ri që drejton.

“Ky post është sfidë ,vlerësim dhe përgjegjësi. Kam 20 vjet pjesë e KQZ-së. Është një punë që nuk bëhet individualisht është ekipi ai që ia del. Kërkojmë edhe mbështetjen e gjithë faktorëve të tjerë”,- u shpreh Zguri.

I pyetur se si di t’ja dalë në KQZ, duke qënë se nuk ka shumicën, Zguri tha: “Të mos bëhemi pesimistë, vendimet do jenë në zbatim të ligjit”.