Lugina e vdekjes në Siberi edhe sot një mister

Përreth një zone të gjerë dhe pak të populluar, Yakutia, në Siberi, gjenden struktura të çuditshme metalike dhe evidenca të shpërthimeve shkatërruese të tipit bërthamor çdo gjashtë ose shtatë shekuj.

Në veriperëndim të vendbanimit Yakutia, në Siberi, në pjesën e sipërme të Lumit Viliuy, ndodhet një zonë që është e vështirë ta arrish dhe që përmban gjurmë të një kataklizmi të tmerrshëm, e që ka ndodhur rreth 800 vjet më parë dhe që mbuloi një pyll të tërë me mbeturina gurësh, në një sipërfaqe prej qindra kilometrash katrore.

Të shpërndara në këtë zonë janë edhe disa objekte metalike misterioze, të cilat ndodhen thellë në nëntokën e ngrirë.

Në sipërfaqe, prania e tyre tregohet vetëm nga disa ‘arna’ gjelbërimi të çuditshëm. Emri i lashtë për këtë zonë është Uliuiu Cherkechekh, që do të thotë “Lugina e Vdekjes”.

Në mënyrë që të paraqitet e gjithë pamja, materiali është ndarë në tri pjesë:

Pjesa e parë përmban faktet dhe raportet nga dëshmitarët okular, në mënyrën origjinale se si kanë raportuar.

Pjesa e dytë paraqet legjendat e lashta të njerëzve që jetojnë në këtë zonë, si dhe epika poetike e njerëzve fqinj, të cilët kanë vënë re fenomenin e çuditshëm.

Kjo është e rëndësishme pasi në këtë mënyrë ju mund të kryeni hetimet tuaja dhe të vlerësoni vetë çdo detaj të ngjarjeve.