Macron kërkon një marrëveshje për lehtësimin e borxhit grek

Presidenti francez, Emmanuel Macron i rikonfirmoi sot kryeministrit grek, Aleksis Cipras, gjatë një bisede telefonike, se kërkon të gjejë një marrëveshje sa më shpejtë për lehtësimin e borxhit grek, njoftuan këshilltarë të shefit francez të shtetit.

Ministrat e Financave të eurozonës janë mbledhur sot në Bruksel, për të arritur një marrëveshje për një lehtësim të borxhit grek dhe zhbllokim të huave të reja, nga ana tjetër Athina duhet të miratojë masa të reja shtrënguese.