Mentor Kikia: Disa Parti të vogla nuk e meritojnë të jenë në Parlament, marrin vota me njerëz të inkriminuar

Gazetari Mentor Kikia deklaron se disa parti nuk e meritojnë të jenë në parlament. Marrëveshjen e cila mund t’i penalizojë ai e konsideroj pozitive. Ai u shpreh se shpesh këto parti bëhen shumë të rëndësishme dhe rrezikojnë edhe demokracinë.

“Sado që partitë e vogla janë element bazë edhe i demokracisë,  ka ca parti që thjeshtë fusnin njerëz që përjashtoheshin nga partitë e mëdha për vota,njerëz që ishin përjashtuar se kishin lidhje me krimin”, deklaroi Kikia.

Mungesa e elektoratit dhe fakti se nuk kishin një bosht ideologjik bënte që ato t’i blinin votat, marrëveshja sipas tij në këtë këndvështrim ishte diçka e mirë.

“Për shkak të mungesës së elektoratit ,  për shkak nuk kanë asnjë bosht ideologjik, nuk përfaqësojnë asnjë shtresë të caktuar të shoqërisë, i siguronin votat përmes njerëzve të inkriminuar, përmes blerjes, filluan të bëhen faktorë dhe filluan të bëhen realisht të rrezikshme për demokracinë. Prandaj mendoj se për disa parti kjo marrëveshje ishte diçka e mirë”, u shpreh ai