Albspirit

Media/News/Publishing

Modele të njohura në pasarelën për bamirësi që u organizua në Cannes

Në pasarelë për bamirësi. Naomi Campbell i është kthyer punës së vjetër për një kauzë të mirë. Shfaqja “Fashion for Relief” ishte konceptuar të mblidhte ndihma për “Save the Children”.

“Pantera e zezë” e botës së modës nuk ishte vetëm në këtë nismë. Në krah të saj kanë sfiluar edhe modele me famë botërore, si Heidi Clum, Kate Moss, Bella Hadid, Natalia Vodianova, Anna Cleveland, por për të miturit në nevojë, praninë e tij nuk e kurseu as Antonio Banderas, shkruan top channel

Naomi ishte arkitektja e shfaqjes. Shoqatën e bamirësisë “Fashion for Relief” e ka krijuar para 12 vitesh dhe kjo është hera e dytë që mbledhjen e përvitshme të fondeve e zhvillon në Cannes. Kohët e fundit, modelja vizitoi edhe një kamp refugjatësh në Jordani, ku u përlot pas takimeve me fëmijët e shpërngulur nga konflikti në Lindjen e Mesme, shkruan Kult Plus .

Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, – do të rrëfente 47-vjeçarja, – ashtu siç ishte njëkohësisht eksperience përulësie, sepse të gjithë ata njerëz nuk zhyten në vetëmëshirim, edhe pse kanë humbur shtëpitë, sendet personale, e në fund edhe njerëzit e dashur”.

Në fillim të muajit, Naomi tha për revistën “ES Magazine” se e mendon gjatë të gjithë kohës të ketë edhe vete fëmijë, por shton se me zhvillimin që ka marrë tani shkenca, këtë gjë mund ta realizojë kur të dojë, ndërsa sqaron se nuk i pëlqen të jetë nënë e vetme.

Please follow and like us: