Albspirit

Media/News/Publishing

Najada Elmazi sjell “Komedi në errësirë” në Teatrin Eksperimental

“Komedi në errësirë”, vepra që mban emrin e  Peter Shaffer do të vijë premierë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjisorja Najada Elmazi ka zgjedhur këtë herë një komedi për skenën e teatrit dhe prej disa ditësh po zhvillon provat me aktorët për premierën. Rolet në shfaqje, regjisorja ia ka besuar emrave të njohur të teatrit.

Në premierën “Komedi në errësirë” interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Laura Nezha, Marjana Kondi, Mehmet Xhelili, Laert Vasili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini dhe Karafil Shena.

”Janë tetë aktorë në vepër, që sipas regjisores ngjarjet i vendos në vitin 1960 në Londër.  “Vepra e Peter Shaffer për herë të parë në skenë është vënë në vitin 1960 në Londër, ku është dhe qyteti në të cilën vendoset ngjarja në shfaqje”, pohon regjisorja Elmazi.

Në aktivitetin e saj me teatrin, Najada Elmazi ka sjellë më herët në skenë dhe vepra të tjera të autorëve të njohur, por këtë herë vëmendja e saj ka qenë pikërisht tek “Komedi në errësirë”. Premiera vjen në skenën e teatrit më datë 25 maj dhe regjisorja pohon se është një nga komeditë më të suksesshme në Brodway. “Është një vepër, që prej kohësh kam dashur ta sjell në skenë e teatrit. Një prej komedive më të suksesshme të Brodway-t.

Është një pjesë teatrore me tetë aktorë që i do të koordinuar në mënyrë koreografike në të njëjtën kohë skenike. Edhe për arsye teknike është e vështirë, sepse ata janë gjithë kohës të tetë në skenë. Një komedi karakteresh dhe situatash ku çdo gjë ndodh në errësirë. Personazhet janë dimensionalisht të ndryshme nga njëri- tjetri”, vijon më tej regjisorja Elmazi. Kostumografe në vepër është Realda Malo, skenograf Beqo Nanaj dhe as. regjisore Elvana Elmazi.

Please follow and like us: