Albspirit

Media/News/Publishing

Një zbulim i fundit ka nxjerrë në dritë pallatin e mbretëreshës ilire Teuta

Daily Mail shkruan për një zbulim të jashtëzakonshëm për Ilirët në Malin e Zi.

Gazeta prestigjioze britanike shkruan se: “ilirët ishin grup i lashtë fisesh Indoevropiane, që jetuan në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 Para Krishtit”.

“Dihet pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tani kanë prova për pallatet e para të njohura të mbretërve Ilirë. Arkeologët i kanë zbuluar dy vendet në Malin e Zi, në ata që ata e konsiderojnë si një zbulim të madh dhe kardinal.

Emri ‘Ilir’ mund të ketë të bëjë me një grup të gjerë njerëzish dhe të vështirë për t’u përcaktuar. Është e paqartë nëse fiset e ndryshme flisnin apo jo të njëjtën gjuhë.

Fiset ilire nuk e identifikuan asnjëherë kolektivisht veten si ‘ilirë’ dhe ka pak gjasa që ata të kenë përdorur një emër kolektiv për veten.teuta1

Ballaios ishte mbret ilir i Ardiaeit. Edhe pse kohët e fundit janë gjetur shumë monedha bronzi me fytyrën e tij, ky studim është i pari që gjen një vend ku mund të ketë jetuar ai. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori Teuta si udhëheqëse e Perandorisë Ilire.

‘Antiquity of Southeastern Europe Research Center’ i Universitetit të Varsaëvës, po e studiojnë zonën që prej vitit 2000. Një grup kërkuesish gjetën rrënojat e dy ndërtesave monumentale, të cilat ata parashikojnë se janë ndërtuar në vitin 260 p.e.s.

Profesori Piotr Dyczek, që ka udhëhequr studimet, tha ‘Science’ të Polonisë: ‘Të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh të udhëheqësve të Rizonit. Këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, që mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri tani ne as që e dinim se këto struktura ekzistonin’”.

Please follow and like us: