Parlamenti afgan shkarkon tre ministra kurrnacë

Tre ministra të kabinetit u shkarkuan nga parlamenti afgan, pasi nuk arritën të realizonin buxhetin e tyre vjetor të zhvillimit.

Ministri i Jashtëm, Salahuddin Rabbani, ministri i Punëve Publike, Mahmood Balligh dhe Ministri i Punës, Nasreen Oryakhel u shkarkuan nga parlamenti afgan pasi rezultoi se kishin shpenzuar më pak se 70 për qind të buxheteve të tyre përkatëse ministrore.

Vendi u rendit i treti më i korruptuari në botë në vitin 2015.

Njoftimi u bë nga Abdul Rauof Ibrahimi, kreu i parlamentit afgan.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani duhet prezantojë anëtarët e rinj të kabinetit për t’u votuar.