Albspirit

Media/News/Publishing

Pas seancës së jashtëzakonshme, Rama: Sot është zhbllokuar Vettingu

Kryeministri Edi Rama, pas daljes nga seanca plenare e jashtëzakonshem në Kuvend, në një deklaratë për mediat është shprehur se

“Ndërkohë që gjëja që unë nuk kam shpresuar është ajo që ka ndodhur, që përpara se të fitojë PS ka fituar Shqipëria, që PS në filozofinë për të bërë shtet dhe partitë duhet të sillen si partner, dhe akoma më e rëndësishem është se pas zgjedhjeve do kemi një fitues dhe rezultati do jetë i pakontestueshëm, atë që Shqiptarët e kanë ëndërruar më shumë se fitoren e partisë.

Garantimi i këtyre zgjedhjeve dhe përpjekjet e përbashkët është pjesë e angazhimit për të çelur negociatat me BE-në.

Përpara Brukselit duhet të flasim me një zë të unifikuar për të mbështetur interesat e Shqipërisë.

Është prova që shumë shpesh kemi qenë në gjendje të bëjmë të pamundura gjëra të mundura, por sot kemi bërë të mundur atë që është e pamundur.

Sot është zhbllokuar vettingu dhe vettingu nuk është një proces që nuk bëhet thjesht nga shqiptarët, por nga përfaqësuesit e partive, e monitorojnë nga afër me mandate kushtetuese një grup gjykatësish dhe prokurorësh amerikanë dhe europianë, dhe shqiptarët do shohin rezultatet e pritura prej 27 vitesh.

Jo vetëm për të marrë hak për çafrë ka ndodhur këto 27 vite, por shqiptarët do ndihen më tepër të respektuar dhe shumë më pak të shantazhuar nga ata që e mbajntën peng në kthetrat e tyre për plot 27 vjet”, deklaroi Rama.

Please follow and like us: